Qyteti i jetëgjatësisë”  regjistrohet një numër rekord i qindvjeçarëve

Kuriozitete | 6 vite më parë

Rugao, një qytet në provincën Jiangsu të Kinës lindore, i njohur për jetëgjatësinë e banorëve të saj, ka regjistruar një numër rekord prej 525 qindvjeçarë, sipas autoriteteve lokale, të cituara nga “Xinhua”.
Që nga 1 janari 2021, qyteti kishte 16 njëqindvjeçarë të moshës 105 ose më shumë, në mesin e popullsisë së tij prej rreth 1.4 milionë, me më të moshuarin 109 vjeç, njoftoi zyra komunale e çështjeve civile në Rugao. Zakonet e shëndetshme të të ngrënit dhe të gjumit, si dhe një mjedis i favorshëm, besohet se kanë kontribuar në jetëgjatësinë e banorëve në Rugao. Autoritetet komunale u kushtojnë shumë rëndësi shërbimeve të kujdesit për të moshuarit dhe kanë punuar për të azhurnuar shtëpitë e qytetit dhe mjediset e kujdesit për qytetarët e moshuar në vitet e fundit. Kina ka dëshmuar një rritje të jetëgjatësisë mesatare të njerëzve gjatë viteve, duke u rritur nga 76.34 vjet në 2015-n në 77.3 vjet në 2019-n, sipas statistikave nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme