Ra në kontakt me rrymën elektrike ndërsa peshkonte, humb jetën 31 vjeçari në Dibër

Aktualitet | 47 minuta më parë

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike në fshatin Sinë, në Njësinë Administrative Arras, Bashkia Dibër.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi me inicialet E. K. dyshohet se, teksa po peshkonte në lumin Drini i Zi, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, e cila pritet të ndihmojë në përcaktimin e rrethanave të plota të ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po vijon veprimet për dokumentimin e rastit dhe sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Dibër/Informacion paraprak

Në fshatin Sinë, Njësia Administrative Arras, Bashkia Dibër, shtetasi E. K., 31 vjeç, dyshohet se duke peshkuar në lumin Drini i Zi, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit, po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme