Referendum i ri për shkëputje nga Britania e Madhe, Gjykata e Lartë hedh poshtë kërkesën e qeverisë skoceze

Botë | 4 vite më parë

Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar mori vendimin se Skocia nuk ka fuqi ligjore për të mbajtur një referendum të ri për pavarësinë, pa pëlqimin e qeverisë britanike. 

Vendimi përbën një pengesë, lidhur me fushatën e qeverisë skoceze, për t’u shkëputur nga Mbretëria e Bashkuar.

Ministrja e Parë skoceze, Nicola Sturgeon, tha se ajo do të respektonte vendimin, por do të vazhdonte luftën për pavarësi, duke thënë se “e drejta demokratike e Skocisë për të zgjedhur të ardhmen e saj” ishte në rrezik.

Gjykata e lartë vendosi se parlamenti skocez “nuk ka fuqi për të nxjerrë ligje për një referendum mbi pavarësinë skoceze”.

Presidenti i Gjykatës së Lartë, Robert Reed, tha se pesë gjyqtarët ishin unanim në vendim. Mbështetësit e Pavarësisë planifikojnë të mblidhen jashtë Parlamentit Skocez në Edinburg, si dhe në vende të tjera.

Qeveria gjysmë-autonome skoceze dëshiron të mbajë një referendum tetorin e ardhshëm me pyetjen: “A duhet të jetë Skocia një vend i pavarur?”

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në Londër refuzon të miratojë votimin, duke thënë se çështja u zgjidh në referendumin e vitit 2014, ku votuesit skocezë refuzuan pavarësinë. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme