Reklama e diskutueshme e Toyota Yaris

Autoritetet australiane kanë ndaluar reklamat për Yaris të ri në atë vend për shkak të një detaji të diskutueshëm.
Rregullatorët e ngarkuar me reklama në Australi e konsiderojnë reklamimin e Toyota për Yaris të ri si “shumë të rrezikshëm” dhe “inkurajon njerëzit të ngasin makinën shpejt”.
Videoja promovuese në dukje e padëmshme që promovon familjen e modelit Yaris, ka ngjallur dyshime për një detaj – lëvizjen e një GR Yaris sportiv që doli me shpejtësi papritmas nga garazhi, transmeton Telegrafi.
Në përgjigje të ndalimit, Toyota deklaron se do të “analizojë seriozisht” arsyet e dhëna nga rregullatorët, por që beson se reklama nuk bie në kundërshtim me rregullat e vlefshme australiane kur bëhet fjalë për sigurinë në trafik. Në mbështetje të kësaj, ata pretendojnë se videoja nuk promovon vozitje mbi kufirin në asnjë segment. Sidoqoftë, siç thonë ata, ata do të rishikojnë reklamën dhe do të bëjnë korrigjimet e nevojshme, para se ta lëshojnë përsëri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




