Rivalja brenda republikanëve sulmon Trump-in: Është i vjetër, kaotik dhe i hutuar si Biden

Botë | 3 vite më parë

 

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley ka akuzuar ish-presidentin Donald Trump se ai është i vjetër, shumë i hutuar, shumë kaotik dhe nuk e kontrollon dot zemërimin.

Ky është një sulm që ka të ngjarë të mos pritet mirë nga Trump.

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut është kundërshtarja e fundit e ish-presidentit që qëndron në garën për nominimin e Partisë Republikanë.

Duke e futur Trumpin në një grup me Presidentin Joe Biden, Haley tha se do të ishte absurde që vendi të mbetej në vendnumëro me dy kandidatë 80-vjeçarë.

Ajo paralajmëroi se Trump ka pasur disa momente konfuze ditët e fundit.

Në ngjarjet e fundit të fushatës, Haley gjithashtu ka vënë në pikëpyetje moralin dhe aftësinë e Trump për të dalluar të drejtën nga e gabuara.

Kthimi i Haley-it kundër shefit të saj, pasi dikur ajo shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Gjithsesi duhet thënë se Haley vetëm së fundmi është treguar e ashpër ndaj Trumpit, edhe pse të gjithë kanë diskutuar mbi karakterin e Trumpit apo moçaleve ligjore ku ai është zhytur.

Nga ana tjetër, CNN ngre pyetjen mos Haley po reagon tani sepse e shikon veten në radhët e republikanëve që e kanë sulmuar ish-presidentin vetëm kur afër disfatës brenda partisë përfshirë këtu edhe treshen e pakënaqur të Floridas, ish-guvernatorit Jeb Bush dhe Senatori Marco Rubio në vitin 2016 dhe aktualisht.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme