Rrëzimi i avionit me 11.5 ton municione në Greqi, reagon Ministri serb i Mbrojtjes

Botë | 4 vite më parë

Avioni i transportit Antonov që u rrëzua pranë Kavallës në Greqi mbante 11.5 ton pajisje ushtarake dhe destinacioni i tij përfundimtar ishte Bangladeshi. Kështu tha në një konferencë për shtyp ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç. Avioni ngarkoi pajisjet ushtarake në aeroportin Konstantini i Madh në qytetin e Nicës dhe u nis në orën 20:40 për në Daka, Bangladesh me ndalesa në Aman dhe Riad, tha Stefanoviç.

Ministri serb i mbrojtjes tha gjithashtu se ngarkesa e aeroplanit përbëhej nga raketa trajnimi mortajash të eksportuara nga një kompani private serbe dhe blerësi ishte ministria e mbrojtjes e Bangladeshit.

Neboisa Stefanoviq siguroi se procesi i eksportimit të municioneve ishte i ligjshëm dhe kishte miratimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë. Avioni i përkiste një kompanie ajrore ukrainase, tha në konferencën për shtyp ministri serb i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviç./ Protothema

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme