Rrëzohet avioni ushtarak rus pranë kufirit me Finlandën

Botë | 4 vite më parë

Një avion luftarak i Forcave Ajrore Ruse u rrëzua sot në rajonin e Murmansk , në veriperëndim të Rusisë.

MiG -31 u rrëzua në një liqen ndërsa dy pilotët ishin në gjendje të tërhiqen dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Raporti nuk jep asnjë informacion se çfarë e shkaktoi shpërthyerjen e avionit në flakë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, duket se avioni luftarak është përfshirë nga flakët përpara se të rrëzohej.

Murmansk është një rajon në rrethin arktik në Gadishullin Kola të Rusisë në veriperëndim të tij, qe kufizohet me Norvegjinë dhe Finlandën të dyja anëtarë të NATO-s.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme