Rritet numri i turistëve në Kolonjë, grupeve “të përhershme” u janë bashkuar vizitorë nga Izraeli

Aktualitet | 1 vit më parë

Kolonja vazhdon të tërheqë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj edhe këtë sezon veror, duke u kthyer në një nga destinacionet më të preferuara të juglindjes.

E njohur për natyrën e virgjër, ushqimin tradicional dhe mikpritjen karakteristike, kjo krahinë ka pritur grupe të shumta vizitorësh, mes tyre edhe një grup turistësh nga Izraeli.

Ata janë shprehur të entuziazmuar nga përvoja në Shqipëri, duke vlerësuar veçanërisht natyrën, kulinarinë dhe mikpritjen që kanë gjetur në Kolonjë.

“Më pëlqejnë njerëzit këtu, janë mikpritës. Ne në Izrael nuk jemi kështu. Do të vizitojmë veriun herë tjetër. Kolonja ofron shumë”, shprehet turistja.

“Hera e parë që vij në Shqipëri. Më pëlqen shumë”, vlerëson turistja.  

Mes turistëve ishte edhe Ana Cili, një shqiptaro-izraelite e cila tregon se turistët janë të mahnitur nga ajo që kanë gjetur në Shqipëri.

“Kemi bërë një tur të bukur. Kemi qenë dy ditë në Berat, jemi ngjitur malit të Tomorrit, kemi bërë hiking. Jemi kënaqur shumë”, shprehet ajo.

Sipas operatorëve turistikë lokalë, numri i turistëve në Kolonjë ka kaluar shifrën e 40 mijë personave vetëm gjatë këtij sezoni, ndërsa destinacioni vijon të promovohet si një vend që ofron përvoja të pasura natyrore dhe kulturore.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme