Rritja e frikës për sulm hakmarrës iranian ndaj Izraelit, Xho Bajden takon sot ekipin e sigurisë kombëtare

Presidenti i SHBA Xho Bajden (Joe Biden) do të takohet këtë të hënë (5 gusht) me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar “zhvillimet në Lindjen e Mesme”, ndërsa SHBA- të vendosin avionë luftarakë dhe anije luftarake shtesë në rajon mes frikës në rritje për një sulm iranian në Izraeli.
Tensionet rajonale janë rritur pas vrasjes javën e kaluar të liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran një ditë pasi një sulm izraelit në Bejrut vrau Fuad Shukur, një komandant i lartë ushtarak nga grupi libanez Hezbollah. Të dy grupet mbështeten nga Irani, i cili është betuar për hakmarrje.
Bajden do të flasë gjithashtu me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, ndërsa SHBA nis një raund të ri diplomacie që synon ftohjen e tensioneve.
“Qëllimi i përgjithshëm është ulja e temperaturës në rajon, frenimi dhe mbrojtja kundër atyre sulmeve dhe shmangia e konfliktit rajonal. SHBA dhe Izraeli po përgatiten për çdo mundësi”, tha Jonathan Finer, zëvendës këshilltar për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
Por frika po rritet se lufta e Izraelit kundër militantëve palestinezë në Gaza , e cila filloi pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit, mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.
Gjatë një bisede mes sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken dhe kryeministrit irakian Mohammed Shia al-Sudani të dielën, al-Sudani i tha diplomatit amerikan se parandalimi i përhapjes së konfliktit ishte i lidhur me ndalimin e “agresionit” izraelit në Rripin e Gazës, Irak.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



