Rrjedhja e dokumenteve sekrete/ Zelensky: Shtëpia e Bardhë nuk na vuri në dijeni

Botë | 4 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nuk ka zhvilluar asnjë bisedë me Shtëpinë e Bardhë lidhur me rrjedhjen e dokumenteve sekrete amerikane.

Në një intervistë për The Washington Post, Zelensky u shpreh se lajmin për rrjedhjen e dokumenteve sekrete e ka mësuar gjatë lajmeve, ndërsa shtoi se nuk ka marrë asnjë informacion nga Shtëpia e Bardhë, ose Pentagoni, paraprakisht.

 “Ne nuk e kishim atë informacion. Unë personalisht nuk e kam bërë. Është padyshim një histori e keqe dhe e padobishme” për Ukrainën, si dhe gjithashtu jo e dobishme për reputacionin e Shtëpisë së Bardhë dhe besoj se nuk është e dobishme për reputacionin e Shteteve të Bashkuara”, tha Zelensky.

Ndërsa Gjenerali Patrick Ryder deklaroi se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kreu një numër të madh telefonatash me aleatët dhe partnerët, duke përfshirë homologun ukrainas të Austin, ministrin e Mbrojtjes Oleksii Reznikov.

“Nuk dua të flas në emër të Presidentit Zelensky. … Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Mbrojtjes, ne mbetemi të përkushtuar për të punuar shumë ngushtë me Ukrainën dhe aleatët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për të siguruar që ata të kenë ndihmën e sigurisë që u nevojitet për të qenë në gjendje të mbrojnë vendin e tyre dhe të rimarrin territorin e tyre sovran”, tha Ryder, raporton CNN.

Dokumentet që supozohet se u zbuluan nga 21-vjeçari i Gardës Kombëtare të Ajrit, Jack Teixeira , nxorrën në pah deklarata dhe vlerësime të inteligjencës amerikane lidhur me luftën në Ukrainë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme