Rudy Giuliani merret në pyetje nga juria e madhe, për zgjedhjet në Xhorxhia në vitin 2020

Botë | 4 vite më parë

Rudy Giuliani u përball sot me marrjen në pyetje nga një jurie të madhe speciale në Atlanta, si subjekt i një hetimi mbi përpjekjet e ish-presidentit, Donald Trump, dhe të tjerëve, për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020 në Xhorxhia. Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe avokat i Trump, u pyet për disa orë brenda gjykatës së kontesë Fulton, si pjesë e një hetimi të përshkallëzuar me shpejtësi, që ka futur në grackë disa aleatë të Trump.

Marrja në pyetje e Giulianit u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi procedurat e jurisë së madhe janë sekrete. Teksa doli nga një limuzinë në shkallët e gjykatës, Giuliani tha se nuk kishte në plan të fliste për dëshminë e tij. “Juritë e mëdha, siç më kujtohet, janë sekrete,”- tha Giuliani, i cili erdhi në gjykatë me avokatin e tij, Robert Costello.

Rregullat e fshehtësisë së jurisë së madhe i ndalojnë njerëzit e pranishëm gjatë dëshmisë së jurisë së madhe, që ta diskutojnë atë. Si një ish-prokuror federal, ai ka të ngjarë të jetë i njohur me ato rregulla. Është e paqartë se çfarë është i gatshëm të thotë ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, dhe avokati i Trump, tani që avokatët e tij janë informuar se ai është subjekt hetimi.

Hetimi nga Prokurori i Qarkut Fulton, Fani Willis, ka sjellë kontroll të shtuar ndaj përpjekjeve të dëshpëruara, përfundimisht të dështuara, për të përmbysur fitoren zgjedhore të demokratit, Joe Biden, në vitin 2020. Hetimi është një nga disa hetime për veprimet e Trump kur ishte në detyrë, ndërsa ai hedh bazat për një tjetër kandidim tjetër për në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Apnews

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme