Rusia hedh në erë linjën hekurudhore të Ukrainës, nxjerr nga shinat trenin e mallrave

Një shpërthim në rajonin kufitar rus të Bryansk nxori nga shinat një tren mallrash ditën e sotme. Guvernatori lokal Alexander Bogomaz bëri të ditur se një pajisje shpërthyese hodhi në erë linjën Bryansk-Unecha, 60 km nga Ukraina.
Incidenti, i cili ndodhi në orën 10:17, ku lokomotiva mori flakë dhe shtatë vagonë mallrash doli nga shinat.
Gjithashtu bëhet e ditur se, treni transportonte produkte nafte dhe lëndë druri. Ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Një pajisje shpërthyese e paidentifikuar shpërtheu në 136 kilometra në linjën hekurudhore Bryansk-Unecha, duke nxjerrë nga shinat një tren mallrash”, tha Bogomaz në një postim në Telegram.
Të shtunën, Bogomaz tha se katër persona vdiqën pasi Ukraina bombardoi fshatin Suzemka, rreth 12 km në veri të kufirit të Rusisë me Ukrainën. Ndërkohë, Rusia ka goditur me raketa në të gjithë Ukrainën në sulmin e saj të dytë para agimit në tre ditë, transmeton BBC.
Sulmet shkaktuan dëme të shumta në një qendër logjistike në Pavlohrad, pranë qytetit qendror të Dnipro. Dhjetëra shtëpi u shkatërruan dhe 34 persona u plagosën. Ushtria ukrainase tha se rrëzoi 15 nga 18 raketat e lundrimit që ishin lëshuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




