Rusia ndal eksportet e naftës, mungon karburburanti në vend, do furnizohen vetëm katër shtete

Qeveria ruse ka njoftuar ndalimin e përkohshëm të eksporteve të karburanteve drejt gjithë vendeve të tjera, përveç katër shteteve ish sovjetike, në mënyrë që të shmanget mungesa së këtyre produkteve në treguan vendas.
Ndalimi, i cili nuk do të vlejë për Bjellorusinë, Kazakistanin, Armeninë dhe Kirgistanin, synon të maturojë tregun e karburanteve dhe të ulë çmimet për konsumatorët vendas, thuhet në një deklaratë të qeverisë .
Ministria e Energjisë thotë se masa gjithashtu do të parandalojë eksportet e padeklaruara të karburanteve. Gjatë muajve të fundit, rusët janë përballur me problem në furnizimin me naftë dhe benzinë.
Çmimet e shumicës janë rritur ndjeshëm, megjithëse për çmimet e pakicës është vendosur një kufi . Më e prekuri është jugu i vendit, ku karburantet janë jetësore për mbledhjen e të korrave.
Tregtarët thonë se tregu i karburanteve është goditur nga faktorë ku përfshihet mirëmbajtja e rafinerive të naftës apo edhe dobësimi i monedhës vendase, rublës. Vitin e shkuar, Rusia eksportoi rreth 7,8 milionë fuçi naftë në ditë.
Gazetare E.Pepa
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




