Rusia pezullon marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi, reagon Zelensky: Është shantazh

Presidenti Vladimir Putin ka bërë me dije se Rusia ka pezulluar marrëveshjen e grurit me Ukrainën. Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB duke pretenduar se Ukraina kishte përdorur një korridor sigurie në Detin e Zi për të sulmuar flotën e saj. Por sipas OKB nuk kishte anije brenda korridorit atë natë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se marrëveshja do të respektohej dhe akuzoi Rusinë për “shantazhimin e botës me uri”, një pretendim të cilin Rusia e mohoi.
“Pavarësisht nga pasojat, 12 anije që përmbanin 354,500 ton ushqim, përfshirë grurin, u larguan nga portet e Detit të Zi të Ukrainës të hënën”, tha ministria e infrastrukturës e Ukrainës. Ministria e infrastrukturës shtoi se një nga anijet që transportonte 40,000 tonë drithë ishte e destinuar për në Etiopi, pasi ekziston mundësia për uri masive.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



