Rusia sulme me breshëri në Kiev, shpërthime të fuqishme! Ukraina rrëzon 15 dronë të prodhuar nga Irani

Të paktën 15 dronë Shahed të prodhuar nga Irani janë rrëzuar në hapësirën ajrore të Kievit. Administrata ushtarake e kryeqytetit bën me dije gjithashtu se mbrojtja ajrore është në punë, teksa sulmet vijojnë.
“Alarmi ajror vazhdon në Kiev. Armiku po sulmon kryeqytetin me municion breshëri ‘Shahed’. Mbrojtja ajrore është në punë”, tha administrate.
Sakaq, shpërthime të fuqishme tronditën kryeqytetin e Ukrainës në orët e para të mëngjesit të së hënës. Forcat e armatosura të Ukrainës dhanë fillimisht alarmin rreth orës 2 të mëngjesit, duke thënë se ushtria kishte dërguar mbrojtje ajrore për të mbrojtur kryeqytetin nga sulmet me dron. Administrata shtetërore e qytetit të Kievit gjithashtu dërgoi një alarm duke u kërkuar banorëve të kërkonin strehim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



