Rusia sulmon me 28 raketa dhe 16 dronë Ukrainën, vriten 2 persona

Raketa dhe dronë rusë janë lëshuar gjatë natës mbi Ukrainë, duke lënë të vdekur 2 persona dhe 1 të plagosur.
Kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas Vitaly Klitschko tha se dy viktimat e vrarë ishin burra dhe u gjetën në një ndërtesë jo-rezidenciale në lagjen Shevchenkivskyi.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi të gjitha 28 raketat ruse dhe 15 nga 16 dronët e lëshuar gjatë natës. Lajmi u bë me dije nga gjenerali Valeriy Zaluzhnyi, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës.
“Gjatë natës, armiku sulmoi territorin e Ukrainës me raketa lundrimi dhe sulmues UAV. Janë regjistruar gjithsej 44 objektiva ajrore të armikut”, tha ai.
Ndërsa këshilltari i lartë i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak shkroi në Twitter se “Sulmi i sotëm i kombinuar në shkallë të gjerë i RF (raketat e lundrimit+Shaheds) në Kiev është padiskutim një sulm i qëllimshëm ndaj popullatës civile.
Motivi: hakmarrja për aksidentet në rritje në vetë RF; dështimet në vijën e parë; urrejtja etnike dhe tentativa e frikësimit psikologjik.
Pa dyshim, një sulm i këtij lloji cilësohet si akt i terrorizmit demonstrativ, i menduar, i paramenduar dhe i kryer nga një grup personash në konspiracion paraprak”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




