Samiti i G20/ Presidenti kinez nis takimet me aleatët e SHBA

Pas një mungese gati trevjeçare në skenën botërore, udhëheqësi kinez Xi Jinping ka nisur një vorbull takimesh ballë për ballë me liderët perëndimorë në samitin e Grupit 20 në Bali, teksa ai synon të rivendosë ndikimin global të Kinës.
Pas një takimi 3 orësh të hënën me presidentin amerikan Joe Biden në një përpjekje për të parandaluar që rivaliteti i tyre të kthehet në konflikt të hapur, Xi po bisedon të martën me liderët e Australisë, Francës dhe Koresë së Jugut.
Marrëdhëniet e Kinës me këta tre aleatë të SHBA-së janë përkeqësuar në vitet e fundit, për shkak të rritjes së tensioneve gjeopolitike dhe mosmarrëveshjeve mbi tregtinë dhe origjinën e pandemisë Covid-19 .
Ndërsa pritjet për një rivendosje të marrëdhënieve janë të ulëta, takimet mund të shërbejnë për të shmangur mosmarrëveshjet dhe për të rihapur linjat e komunikimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



