Samiti i G20/ Rusia mund ta bllokojë deklaratën finale, kërcënon Lavrov

Rusia do të bllokojë deklaratën përfundimtare të samitit të udhëheqësve të vendeve të G20-ës që mbahet këtë muaj nëse në të nuk pasqyrohet qëndrimi i Moskës ndaj Ukrainës dhe krizave të tjera, çka do të bëjë që pjesëmarrësit në samit të publikojnë një deklaratë jodetyruese ose të pjesshme.
Kështu u shpreh ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili në datat 9 dhe 10 shtator do të përfaqësojë Rusinë në samitin e grupi të 20 vendeve më të industralizuara që mbahet në Nju-Delhi të Indisë.
Gjatë një takimi me student në institucion shtetëror të Moskës për marrëdhëniet ndërkombëtare, ministri i Jashtëm rus bëri të ditur se perëndimi kishte ngritur çështjen e Ukrainës gjatë takimeve përgatitore të Samitit, ku Rusia ishte përgjjigjur se ajo çështje ishte e mbyllur për të.
Lavrov tha se Perëndimi po minon institucionet ndërkombëtare për agjendën e vet.
“Nëse vendosin të rishkruajnë mandatin e G20 dhe duan që ai të merret me krizat ndërkombëtare, u kemi dhënë dokumentin tonë ku renditen konfliktet që vijojnë dhe kanë rrënjë në luftërat e nxitura nga Perëndimi. Nëse do të duan, jemi të hapur të diskutojmë gjithçka. Çfarëdo të ndodhë nuk do të ketë një deklaratë ku të pasqyrohet qëndrimi i të gjitha vendeve të G20-ës ku nuk pasqyrohet qëndrimi rus,” u shpreh Lavrov.
Në takimet ndërkombëtare Rusia është përfaqësuar nga kryediplomati Lavrov.
Presidenti Vladimir Putin, ndërkohë, nuk dihet të ketë udhëtuar jashtë vendit që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti ndaj tij në muajin mars, pasi dyshohet për krime lufte në Ukrainë.
Vitin e shkuar, G20 miratoi një deklaratë ku thuhej se pjesa më e madhe e vendeve anëtare e dënonin luftën në Ukrainë, por në dokumentin e publikuar në fund të samiti vihej në dukje se disa vende e shihnin konfliktin ndryshe.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




