Samiti i G20/ Sunak kritikon luftën ‘barbare’ të Rusisë, Zelensky bën thirrje për paqe

Në samitin e G20 që po zhvillohet në Bali, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak kritikon luftën “barbare” të Rusisë në Ukrainë.
Kryeministri Sunak tha se “regjimin e Putinit kishte mbytur mospajtimin e brendshëm dhe kishte fabrikuar një realitet tjetër vetëm përmes dhunës”.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ishte në sallë duke dëgjuar komentet e Sunak kundër Rusisë.
Sunak tha gjithashtu se ai besonte se Kina paraqiste një “sfidë sistematike” për vlerat e Mbretërisë së Bashkuar, por nuk sqaroi nëse ai do të angazhohej për ta rikategorizuar Kinën si një “kërcënim” për sigurinë kombëtare.
Në Samitin e G20 foli edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përmes videolidhjes, duke bërë thirrje për ndalimin e luftës
Takimi pritet të marrë hapa për të adresuar sigurinë ushqimore të prekur nga pushtimi rus në Ukrainë dhe lehtësimi i borxhit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



