Sandalet ‘Crocs’ shënojnë shitje rekorde pas popullaritetit gjatë pandemisë COVID-19

Kompania e këpucëve ‘Crocs’ ka raportuar një tremujor rekord të parë në shitje, me çmimin e aksioneve që rritet me 11% në 27 prill. Shefi ekzekutiv i kompanisë Andrew Rees tha se kërkesa për markën ‘Crocs’ është “më e fortë se kurrë” në të gjithë botën. Shitjet u rritën me 64% në 460 milionë dollarë në tremujorin e parë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi. Fitimi para taksave gjithashtu u rrit në 122.5 milionë dollarë midis janarit dhe marsit 2021, nga shifra e mëparshme e fitimit të ‘Crocs’ prej 18.7 milionë dollarë.
Rees tani pret që shitjet për vitin e plotë të dyfishohen, krahasuar me një rritje të parashikuar prej 25% në shkurt. Marka me seli në SHBA ka rritur popullaritetin e saj duke hyrë në disa partneritete të famshëm. Kohët e fundit, Justin Bieber u bashkua me ‘Crocs’ për të lëshuar një këpucë të personalizueshme.
‘Crocs’ më parë është bashkuar me reperin Post Malone, Priyanka Chopra dhe yllin e muzikës pop Bad Bunny. Kompania ka rritur strategjinë e saj të mediave sociale, me llogarinë e saj në TikTok duke fituar pothuajse 400,000 ndjekës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




