Sanksionet/ Putin nënshkruan dekretin për astetet ruse jashtë vendit

Botë | 4 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar dekretin për marrjen e masave të mundshme hakmarrëse nëse konfiskohen asetet ruse jashtë vendit.

Dekreti, i cili u publikua gjithashtu në faqen e internetit të Kremlinit, përshkruan se nëse asetet ruse sekuestrohen nga “vendet armiqësore”, Moska do t’i vendosë asetet e huaja në Rusi nën kontrollin e saj të përkohshëm, transmeton CNN.

Dekreti deklaron se menaxhimi i përkohshëm i aseteve mund të anulohet dhe zhbëhet vetëm nëse presidenti rus vendos kështu.

Gjithashtu bëhet e ditur se Moska ka marrë nnë menaxhim të përkohshëm asetet e distributorit të gazit, divizioni rus i Uniper SE.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme