Së shpejti dasmë! Cindy Marina zbulon sekretin e lidhjes me Genarin

Lifestyle | 1 vit më parë

Cindy Marina ka ndarë me publikun disa momente të rëndësishme nga jeta e saj profesionale dhe personale gjatë intervistës në emisionin “Miqtë e Pasdites” në RTSH,

Në lidhje me dasmën, Cindy theksoi se preferon që detajet rreth saj të mbeten private, por bëri të ditur se lidhja me partnerin e saj, Genarin, është e fortë dhe e bazuar në besim, mirëkuptim dhe vlera të përbashkëta. Ajo shtoi se këto janë elementët kyç që e kanë mbajtur lidhjen e saj të qëndrueshme dhe të lumtur.

Përsa i përket dëshirës për të pasur fëmijë, Cindy shprehu se është e apasionuar pas idesë të bëhet nënë, por ende nuk është momenti i duhur për të. Sipas saj, idealja do të ishte një familje me pesë anëtarë, një pasqyrë e familjes së saj aktuale, që është shumë e afërt dhe e ngrohtë.

Cindy gjithashtu foli për lidhjen e saj me volejbollin, sportin që ka shoqëruar jetën e saj që në moshën 11-vjeçare, kur mama e saj e inkurajoi të fillonte ta luante. Ajo ka pasur mundësinë të garojë në nivelet më të larta në SHBA dhe gjithashtu të përfaqësojë Kombëtaren Shqiptare. Cindy zbuloi gjithashtu se prindërit e saj kanë hapur një klub volejbolli në SHBA, 11 vite më parë, duke i dhënë asaj mundësinë për t’u zhvilluar si sportiste.

“Më ka dhënë shumë jetë. Është një sport shumë i bukur. Kam patur mundësinë të luaj në nivelet më të larta në SHBA dhe kam patur mundësinë të përfaqësojë Kombëtaren Shqiptare”, tha ajo.

Një moment shumë emocionues në emision ishte kur një mesazh i dedikuar nga vëllai i saj u shfaq në ekran, duke i bërë Cindy-s një dedikim të ngrohtë dhe plot dashuri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme