Sëmundja e Çarlsit, reagon Bajden dhe Sunak: Lutemi për shëndetin e tij

Botë | 3 vite më parë

“Lutemi për shërimin e shpejtë të Çarls”, ka qenë ky reagimi i Presidentit të SHBA-ve Xho Bajden (Joe Biden) pas njoftimit të lëshuar mbrëmjen e djeshme nga Pallati Bukingham (Bucingham) se Mbrei Çarls ishte diagnostikuar me kancer.

Bajden tha se “lundrimi i një diagnoze të kancerit kërkon shpresë dhe guxim absolut. Unë dhe gruaja ime po lutemi për shërimin e shpejtë të Charles”.

Në lidhje me lajmin ka reaguar edhe kryeministri britanik Rishi Sunak. Ky i fundit u shpreh i tronditur dhe i trishtuar kur dëgjoi për diagnozën e kancerit të mbretit Charles.

Ai thotë se është mirënjohës që sëmundja u “kap herët” dhe shpreson që monarku të shërohet shpejt.

Kryeministri Rishi Sunak konfirmon se ai mbetet në “kontakt të rregullt” me mbretin Çarls.

“Të gjitha mendimet tona janë me të dhe familjen e tij. Unë jam në kontakt të rregullt si gjithmonë”, tha Sunak.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme