SHBA dënojnë sulmin terrorist në Jerusalem: Të angazhuar për sigurinë e Izraelit

Botë | 4 vite më parë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka dënuar sulmin e ndodhur ndaj një sinagoge në periferi të Jeruzalemit, që rezultoi në vdekjen e shtatë personave dhe plagosjen e tre të tjerëve.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tmerrshëm terrorist. Ne jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë izraelitë dhe riafirmojmë angazhimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë së Izraelit, ” shkruan Blinken, i cili pritet të udhëtojë së shpejti në Lindjen e Mesme, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga zyra e tij.

Ndërkaq, edhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka dënuar sulmin terrorist në Jerusalem.

“Të shokuar nga sulmi i tmerrshëm terrorist në një Sinagogë të Jerusalemit. Fakti që ky sulm ndodhi në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaust-it e shton akoma edhe më shumë neverinë që ndjejmë ndaj akteve të tilla kriminale. Lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe për të lënduarit e këtij sulmi”, thuhet në reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme