SHBA do dërgojë 31 tanke Abrams në Ukrainë, Zelensky: Hap i rëndësishëm në rrugën drejt fitores

Presidenti i Ukrainës,Volodomyr Zelensky ka shprehur mirënjohjen e tij për SHBA-në dhe Presidentin Joe Biden, pas vendimit të këtij të fundit për të dërguar tanke Abrams. Ai e konsideron marrjen e tankeve si “një hap të rëndësishëm në rrugën drejt fitores”, teksa shton se Ukraina po bën hapa para në përpjekjen për të ccliruar vendin nga pushtimi rus.
“Faleminderit Presidentit të SHBA për një vendim tjetër të fuqishëm për t’i dhënë Ukrainës tanke Abrams. Faleminderit popullit të SHBA për mbështetjen ndaj këtij vendimi! Është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt fitores. Sot bota e lirë është e bashkuar si kurrë më parë për një qëllim të përbashkëtm çlirimin e Ukrainës. Ne po ecim përpara”, shkruan Zelensky.
Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë me dije se SHBA do të dërgojë 31 tanke të fuqishme Abrams në Ukrainë. Në një fjalim drejtuar kombit në Shtëpinë e Bardhë, Biden i konsideroi tanket “më të aftët” në botë. Më herët, kancelari Olaf Scholz konfirmoi se Gjermania do të dërgojë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe do të lejojë vendet e tjera të dërgojnë gjithashtu tanke.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka përshëndetur të dy vendimet, duke i quajtur ato një “hap të rëndësishëm” drejt fitores.
Nga ana tjetër, ambasadori rus në Uashington ka paralajmëruar se çdo dërgesë e tankeve amerikane në Ukrainë, do të ishte një provokim flagrant./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




