SHBA, Donald Trump del favorit ndaj kandidatëve të tjerë për zgjedhjet presidenciale

Kandidatët republikanë për president të SHBA-së, u bashkuar për herë të parë të në një skenë në Ajoa. 13 kandidatët patën 10 minuta për të folur secili, por rivalët kryesorë, Donald Trump dhe Ron DeSantis, dominuan në festën vjetore të republikanëve të ashtuquajtur Darka Lincoln.
Në darkë kanë marrë pjesë 1.200 persona dhe të gjithë konsiderohen me ndikim të madh në atë se kush do ta fitojë nominimin e republikanëve.
Ngjarja e së premtes vjen një ditë pas zgjerimit të akuzave kundër Trumpit, për mënyrën se si i ka menaxhuar dokumentet e klasifikuara, pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë.
Sondazhet tregojnë se Trump udhëheq në garën e republikanëve për ta fituar nominimin e partisë dhe për të vazhduar garën për president.
Trump u tha pjesëmarrësve se është kandidati i vetëm që mund t’i fitojë zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe ka sugjeruar se kjo është arsyeja e vetme pse po përballet me padi civile dhe penale. Ish-preisdenti ka insistuar prej muajsh se do të vazhdojë të garojë presidenciale, edhe nëse dënohet nga autoritetet e drejtësisë.
Gazetar Artur Mata
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




