SHBA fut në listën e sanksioneve avionin luksoz të presidentit bjellorus, Lukashenko

Botë | 4 vite më parë

Në sanksionet e fundit financiare dhe diplomatike, SHBA po monitoron kompanitë dhe individët e përfshirë në sulmet ndaj lëvizjes pro-demokratike të Bjellorusisë.  

“Regjimi i Lukanshekos mbështetet në ndërmarrjet shtetërore dhe zyrtarët kryesorë për të gjeneruar të ardhura të konsiderueshme me të cilat shtypin popullin bjellorus”, tha nënsekretari i Thesarit Brian Nelson, një zyrtar i lartë i sanksioneve të SHBA.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Shtetet e Bashkuara mbeten “të përkushtuara për të imponuar sanksione” ndaj regjimit të Lukashenkos për shtypjen e demokracisë dhe mbështetjen e luftës së Putinit.

Dy kompani — Kompania aksionare Bjelloruse Automobile Factory dhe Open Joint Stock Company Minsk Automobile Plant — dhe të dy drejtorët e tyre për mbështetjen dhe gjenerimin e të ardhurave për qeverinë bjelloruse janë vendosur në sanksione nga SHBA.

Departamenti Amerikan i Shtetit po lëshon gjithashtu kufizime vizash për 14 individë të tjerë, duke përfshirë zyrtarë të regjimit.

Në listën e sanksioneve është përfshirë edhe avioni i Lukashenkos, EW-001PA, është një Boeing 737 i përdorur nga Lukashenko dhe familja e tij për udhëtime ndërkombëtare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme