SHBA i kthen Indisë veprat e vjedhura të artit me vlerë mbi 4 milionë dollarë

Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit ka bërë me dije se SHBA i ka kthyer 307 thesare të grabitura në Indi si pjesë e një hetimi 15-vjeçar në rrjetet ndërkombëtare të trafikimit. Më shumë se tre të katërtat e artikujve të riatdhesuar, të cilat kanë një vlerë të përllogaritur prej mbi 4 milionë dollarësh, janë të lidhura me tregtarin e artit në Nju Jork, Subhash Kapoor, i cili aktualisht është në gjyq për shkelje të kontrabandës në Indi.
Sipas prokurorëve amerikanë, Kapoor dhe bashkëpunëtorët e tij trafikuan mijëra objekte të grabitura nga tempujt, rrënojat dhe vendet arkeologjike. Më pas, “unaza” e grabitjes falsifikoi dokumentet e vërtetimit dhe i shiti antikitetet përmes galerisë së tregtarit në Nju Jork, Art of the Past.
Në vitin 2011, tregtari indian amerikan u arrestua në Gjermani dhe u dërgua për t’u përballur me akuza në Indi. Një vit më pas, Shtetet e Bashkuara i dhanë atij një urdhër arresti për akuza që përfshijnë vjedhje të madhe, komplot, skemë për mashtrim dhe posedim kriminal të pronës së vjedhur.
Në një hetim të quajtur “Operacioni Hidden Idol”, autoritetet amerikane sekuestruan më shumë se 2,500 artefakte me vlerë rreth 143 milionë dollarë me lidhje me Kapoor. Ai u padit në vitin 2019 dhe zyrtarët që atëherë kanë aplikuar për ekstradimin e tij pas përfundimit të gjyqit. Nga 307 objekte të dorëzuara në ceremoninë e së hënës, e cila u mbajt në Konsullatën Indiane në Nju Jork, rreth 235 u sekuestruan si pjesë e hetimeve ndaj Kapoor.


/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



