SHBA jep 275 milionë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën, përfshihen edhe municione për sistemet raketore

Pentagoni ka njoftuar dhënien e një ndihmë shtesë prej 275 milionë dollarësh për sigurinë për Ukrainën. Zëvendës-sekretarja e shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh, tha gjatë një konference se paketa përfshin municion shtesë për sistemet e raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, që kanë qenë një armë kyçe për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë.
Paketa po ashtu përfshin gjithashtu edhe një sërë ndihmash të tjera në armatime, ndërsa kjo është paketa e 24-të që SHBA jep për Ukrainën.
SHBA ka dhënë më shumë se 18.5 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë për Ukrainën, ndërsa Singh bëri me dije se një program trajnimi i Departamentit të Mbrojtjes për ukrainasit për të operuar Sistemin Kombëtar të Avancuar të Raketave Sipërfaqe-Ajër (NASAMS) “do të përfundojë së shpejti”.
“Pasi të jetë përfunduar, sistemi do të jetë gati për dorëzim në Ukrainë,” tha ajo./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



