SHBA paketë të re sigurie për Ukrainën, ndihma ushtarake për Kievin me vlerë 250 milionë dollarë

Botë | 2 vite më parë

“Presidenti i SHBA-së Joe  Biden do të miratojë një ndihmë shtesë sigurie prej 250 milionë dollarësh për Ukrainën” . Kështu u shpreh Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloid Ostin në fillim të takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në bazën ushtarake Ramstein në Gjermani. “Jemi në një moment të rëndësishëm dhe kemi dimrin para. Ne të gjithë duhet të shtojmë mbështetjen tonë për Kievin. Presidenti Biden do të shpallë një paketë shtesë ndihme për Ukrainën”, u shpreh ai.

Ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky, i cili po merr pjesë  në të njëjtin takim u bëri sërish thirrje aleatëve që të injorojnë “vijat e kuqe” të vendosura nga Moska dhe të lejojnë Kievin të përdorë armë perëndimore me rreze të gjatë për sulme në territorin rus. Gjatë fjalimit para mbështetësve ndërkombëtarë të Ukrainës në Gjermani ai kërkoi armë shtesë dhe dërgimin e më shumë sistemeve të mbrojtjes ajrore.

“Kjo është ajo për të cilën është rënë dakord dhe kjo është ajo që nuk është zbatuar plotësisht. ” tha ai para mbështetësve ndërkombëtarë. Ukraina po përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit 2022. Moska së fundmi ka intensifikuar sulmet në të gjithë territorin e fqinjit të vet, kurse Kievi pretendon se ka fituar terren brenda qytetit rus Kursk.  

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme