SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në Beverly Hills, 3 viktima dhe 4 të plagosur

Tre persona u qëlluan për vdekje dhe katër të tjerë mbetën të plagosur gjatë një feste të organizuar të shtunën në një pallat pranë Beverly Hills në SHBA, një lagje e pasur e Los Anxhelosit.
Tre viktimat janë gjetur brenda një automjeti të parkuar jashtë, ndërsa katër personat e plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, janë dërguar në spital. Shtëpia ku u mbajt festa ndodhet në një nga zonat më të pasura të Los Anxhelosit, ku shtëpitë milion dollarësh konkurrojnë në pasuri.
Ky incident tragjik ndodhi ndërkohë që Kalifornia është ende e tronditur nga dy incidente me të shtëna që vranë gjithsej 18 persona më 21 dhe 23 janar./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




