Shefi i OKB-së: Shpresoj fort se lufta në Ukrainë do të përfundojë në vitin 2023

Shefi i Kombeve të Bashkuara shprehu shpresa të mëdha sot se lufta në Ukrainë do të përfundojë në vitin 2023, si dhe dënoi dhunën e qeverisë iraniane ndaj demonstruesve. Ai u kërkoi të gjitha vendeve të luftojnë kërcënimet terroriste nga e djathta ekstreme, si dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i thotë qeverisë së re të krahut të djathtë në Izrael se “nuk ka alternativë tjetër ndaj zgjidhjes me dy shtete”.
Në një konferencë për shtyp të fundvitit, Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, tha se nuk sheh asnjë perspektivë për bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë në të ardhmen e afërt dhe se pret që konflikti, tashmë i përshkallëzuar ushtarak, të vazhdojë. Por ai bëri thirrje që të bëhet gjithçka që është e mundur për të ndalur konfliktin më shkatërrues në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore deri në fund të vitit 2023, gjë që ai shpreson fuqishëm se do të ndodhë. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



