Shembet çatia e kishës në Meksikë, humbin jetën 10 persona

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë janë bllokuar pas shembjes së një çatie kishe në Meksikë.
Mediat lokale raportuan se 49 persona u lënduan dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia në shtetin bregdetar të Tamaulipas bëri me dije se rreth 100 persona ishin në meshë në momentin e shembjes.
Një numër fëmijësh besohet të jenë në mesin e të bllokuarve dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar.
Peshkopi i dioqezës së Tampico-s, José Armando Álvarez Cano, i dërgoi një mesazh komunitetit në mediat sociale duke thënë se po punohet “për të gjetur ata nën rrënoja”.
Ai tha se ishte një “kohë e vështirë” dhe përfundoi fjalimin e tij në video duke thënë: “Zoti ju ndihmoftë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




