Shiroka frekuentohet edhe dimër, turistë e huaj mbeten të mahnitur nga peizazhet
Shiroka po frekuentohet edhe gjatë stinës së dimrit. Këtë zonë vazhdojnë ta vizitojnë shumë turistë, madje edhe nga Australia dhe Amerika e largët, të cilët shprehen të mahnitur nga ajo çfarë kanë gjetur në këtë vend.
“Po vij nga SHBA, ka disa orë që kam mbërritur në Shqipëri dhe erdha direkt në Shkodër. Më pëlqen ky vend, lumi, liqeni, malet i keni shumë të bukura. Natyrë e mirë në Shkodër, si herë e parë po më pëlqen çdo gjë, do të vizitoj edhe vendet e tjera”, shprehet turisti.
“Kam ardhur nga Australia, është për mua hera e parë që e vizitoj Shqipërinë’. Mendoj se tregjet janë shumë interesante, të gjithë janë shumë miqësorë, dhe do të shkojmë të shohim disa vende të të tjera pasi të vizitojmë liqenin dhe Shirokën”, shprehet turisti.
Ndërkohë, edhe qytetarët shkodranë e zgjedhin Shirokën për shëtitje dhe për të kaluar kohë pranë liqenit.
E vendosur buzë liqenit të Shkodrës dhe në rrëzë të malit Tarabosh, Shiroka ofron një peizazh mahnitës që tërheq turistë vendas dhe të huaj.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





