Shkarkohet 38 ditë pas emërimit kancelari Kwasi Kwarteng

Botë | 4 vite më parë

Shkarkohet nga posti i kancelarit vetëm 38 ditë pas emërimit, Kwasi Kwarteng. Kjo për shkak të kaosit që shkaktoi në ekonomi mini-buxheti i tij ku njoftoi 45 miliardë paund në ulje të taksave të pafinancuara. Mini-buxheti e shtyu paundin në një rekord të ulët kundrejt dollarit, rriti koston e huamarrjes së qeverisë dhe normat e hipotekave dhe çoi në një ndërhyrje të paprecedentë nga Banka e Anglisë.

Truss dhe Kwarteng, të cilët kanë qenë miq të ngushtë prej vitesh, këmbëngulën se turbulenca në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar ishte pjesë e një problemi global të përkeqësuar nga lufta në Ukrainë dhe rimëkëmbja pas pandemisë.

Por javën e kaluar, pas revoltës së hapur nga deputetët konservatorë dhe një rritjeje rekord për laburistët në sondazhe, kryeministrja njoftoi ndryshimin e parë të madh të politikave mini-buxhetore kur ajo u tërhoq për heqjen e normës më të lartë 45 miliard paund të tatimit mbi të ardhurat.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme