Shkencëtarët zbulojnë arsyen përse 99% e foshnjave të breshkave të detit lindin femra

Breshkat e detit të Floridës po përballen me një problem unik të përkeqësuar nga ndryshimet klimatike: Sipas CNN, valët e fundit të të nxehtit kanë bërë që rëra në disa plazhe të bëhet aq e nxehtë sa pothuajse çdo breshkë e lindur të jetë femër.
“Gjëja e frikshme është se katër verat e fundit në Florida kanë qenë verat më të nxehta në histori. Shkencëtarët që po studiojnë breshkat e detit dhe vezët nuk kanë gjetur asnjë djalë breshka deti, kështu që vetëm breshka deti femra për katër vitet e fundit”, ka bërë me dije Bette Zirkelbach, menaxhere e Spitalit Turtle në Marathon, një qytet në Florida Keys, i cili është një varg ishujsh tropikal që shtrihen nga jugu.
Kur një breshkë femër gërmon një fole në një plazh, temperatura e rërës përcakton seksin e të vegjëlve. Zirkelbach tha se një studim australian tregoi statistika të ngjashme se “99% e foshnjave të reja të breshkave të detit janë femra. Sipas studiuesve kriza klimatike po ndikon në seksin biologjik të breshkave të detit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




