Shpërndanin doza kanabis në shkollat e Kuçovës dhe Moravës, dy të arrestuar
Dy persona janë arrestuar në Berat, pasi akuzohet se shisnin doza kanabis pranë shkollave.
Gjatë dy operacioneve të ndryshme, hetimet zbuluan se dy persona posedonin dhe shisnin doza kanabis sativa në afërsi të institucioneve arsimore në Kuçovë dhe Moravë.
Në pranga përfundoi 46-vjeçari A. G., në banesën e të cilit u gjetën 3.95 kilogramë kanabis sativa, një pjesë e ndarë në doza, që dyshohet se do të shitej pranë shkollave në Kuçovë.
Ndërsa 19-vjeçari G. Ç., banues në Moravë, u kap në flagrancë. Gjatë kontrollit iu gjetën sasi dhe doza kanabisi, si dhe një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Në total, policia sekuestroi mbi 4 kilogramë kanabis sativa, një shumë parash dhe dy telefona celularë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



