Shpërthen vullkani në Islandë, evakuohet një qytet

Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të Islandës, në qytetin Grindavik, vetëm disa javë pas një tjetër shpërthimi në zonë.
Gjashtëdhjetë familje, 10% e popullsisë së zakonshme të qytetit, janë evakuuar deri më tani. Pas shpërthimit, policia ka ngritur nivelin e alarmit.
Muret e ngritur kundër lavës rreth qytetit deri më tani po qëndrojnë, por megjithatë janë krijuar dy çarje që kanë bërë që llava të depërtojë.
Sipas autoriteteve, rreziku që lava të dëmtojë rëndë infrastrukturën është shumë i lartë. Kryebashkiaku i Grindavik, Fannar Jonasson, e quajti shpërthimin vullkanik një “tronditje të madhe dhe serioze për popullatën”.
“Është një rrugë relativisht e shkurtër që lava të arrijë në qytet”, tha ai.
Qyteti i Grindavik u evakuua në nëntor, po si pasojë e një shpërthimi vullkanik. Islanda ka më shumë se 30 sisteme vullkanike aktive./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




