Shpërthim me lëndë plasëse në Shënkoll, dëmtohet porta e një banese, policia e Lezhës jep detajet

Një shpërthim me tritol ka tronditur fshatin Shënkoll në Lezhë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne (10 gusht).
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se në portën e murit rrethues të banesës së 73-vjeçarit M.D., ka shpërthyer një lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
“Lezhë/ Rreth orës 04:00, në fshatin Shënkoll, në portën e murit rrethues të banesës së shtetasit M. D., 73 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet, një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rasteve, identifikimin e kapjen e autorit/autorëve”, thuhet në njoftim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




