Shpërthime të fuqishme në Kiev, vritet 1 person, plagosen 3 të tjerë

Botë | 4 vite më parë

Viti i Ri e ka gjetur Ukrainën nën breshërinë e sulmeve raketore. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka deklaruar se një person ka ndërruar jetë si pasojë e sulmeve, dhe 3 të tjerë janë plagosur.

Sulmet raketore kanë goditur Kievin, Pechersk dhe Holosiivsk. Zona të shumta ndërprenë energjinë në mënyrë parandaluese përpara se sulmet me raketa të goditnin vendin, pasi një alarm u lëshua më herët.

“Për shkak të kërcënimit të sulmit me raketa, operatori shtetëror i rrjetit elektrik të Ukrainës Ukrenergo po merr masa për të kufizuar përkohësisht furnizimin me energji elektrike. Kjo është e nevojshme për të reduktuar ngarkesën në sistemin energjetik në rast se infrastruktura jonë goditet”, tha guvernatori i rajonit të Odesa, Maksym Marchenko.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme