Shpikja e re që lejon burrat të ushqejnë foshnjat me “gji”

Më në fund ka një zgjidhje edhe për burrat Në mënyrë që të ushqejnë fëmijët me gji.
Sigurisht kjo ndodh falë ndihmës së teknologjisë. Dentsu, një kompani japoneze, krijoi një mjet për ta veshurbaballarët kur ushqejnë fëmijët e tyre. Bëhet fjalë për një rezervuar qumështi i veshur, në formë gjiri. Pajisja lidhet me njërën nga shpatullat e babait dhe ka një ‘thithkë” që fëmija të ushqehet. Kjo shpikje do u mundësojë nënave të jenë më të qeta kur nuk ndodhen pranë foshnjes. Dhe kjo është e thjeshtë, ushqyerjen tashmë mund ta bëjnë baballarët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




