Shpresë në luftën kundër kancerit, testohet “pilula novatore” që do të asgjësojë tumoret

Shkencëtarët mendojnë se një ilaç i ri që lufton të gjithë tumoret mund të jetë shpresa e re në luftën kundër tyre. Nga studimet e kryera shkencëtarët shpresojnë se ilaçi do të asgjësojë tumoret pa prekur qelizat e shëndetshme përreth.
Ilaçi i ri u testua në 70 qeliza të ndryshme kanceroze në laborator duke përfshirë tumorin e gjirit , prostatës , trurit , vezoreve, qafës së mitrës , lëkurës dhe mushkërive dhe funksionoi kundër të gjithave.
“Të dhënat sugjerojnë se molekula PCNA është ndryshuar në mënyrë unike në qelizat e kancerit dhe ky fakt na lejoi të hartonim një ilaç që synonte vetëm formën e PCNA në qelizat e kancerit” tha Profesoreshë Linda Malkas, e cila ka zhvilluar ilaçin.
Ilaçi shkaktoi vdekjen e qelizave kancerogjene, por më e rëndësishmja është se studiuesit vunë re se ilaçi nuk ndërpreu ciklin riprodhues të qelizave të shëndetshme.
Ndërsa rezultatet fillestare janë premtuese, studimet e deritanishme kanë arritur vetëm në përfundimin se molekula AOH1996 mund të ndalojë rritjen e tumorit tek kafshët, ndërsa provat klinike tek njerëzit janë ende në fazën e parë të zhvillim.
Ky zbulim vjen si pasojë e 20 viteve kërkimi dhe zhvillimi nga “City of Hope Hospital” në Los Angeles, një nga qendrat më të mëdha të kancerit në Amerikë./TheSun/
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




