Shqipëria U-17 luan dy miqësore ndaj Malit të Zi, trajneri Dama fton 21 lojtarë

Kombëtarja | 29 minuta më parë

Kombëtarja U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi më 25 shtator dhe 28 shtator, në kuadër të përgatitjeve për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë.

Nën drejtimin e trajnerit Armand Dama, skuadra do të ketë mundësinë të testojë nivelin e saj përballë një kundërshtari ndërkombëtar, ndërsa stafi teknik do të vlerësojë nga afër alternativat në dispozicion.

Për këto dy sfida, trajneri Dama ka përzgjedhur 21 lojtarë, të cilët do të jenë pjesë e grumbullimit dhe do të synojnë të tregojnë cilësitë e tyre në fanellën kuqezi.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Bleron Celiku, Rei Shpuza.

Mbrojtës: Drilon Ibrahimi, Denis Nikolli, Rian Neza, Albion Muji, Jon Ajvazi, Aendi Cekrezi.

Mesfushorë: Eldin Veliu, Tom Keqi, Sebastian Sina, Angelos Como, Rajan Dybeli, Heldi Kopliku, Roan Laze.

Sulmues: Sebastian Gjeka, Haxhi Rrena, Fabio Hyseni, Lorent Zhara, Gentjan Sharka.

Skuadra do të nisë grumbullimin më 21 shtator në Shkodër. Ndeshja e parë ndaj Malit të Zi do të luhet në Podgoricë në orën 16:00 më 25 shtator ndërsa më 28 shtator, kuqezinjtë e vegjël do të përballen me malazezët në “Loro Boriçi” në ora 11:00.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme