Shqipëria U-21/ Trajneri Bushi publikon listën për miqësoren ndaj Ukrainës, 4 emra të rinj

Kombëtarja | 1 orë më parë

Kombëtarja shqiptare U-21 do të vijojë përgatitjet me një tjetër ndeshje miqësore, në kuadër të rrugëtimit drejt Europianit U-21, “EURO 2027”. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të përballen me Ukrainën U-21 më 5 tetor, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”, në Eger të Hungarisë, në orën 15:30.

Grumbullimi i skuadrës do të nisë më 28 shtator në Tiranë, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 21 lojtarët e ftuar për këtë ndeshje.

Lista sjell edhe katër risi, me dy prej tyre që vijnë nga Kombëtarja U-19. Për herë të parë me Kombëtaren U-21 janë grumbulluar Mattia Huqi dhe Gabriel Kulla, ndërsa mbrojtësit Numan Ajetovikj, futbollist i Egnatias, dhe Omer Bajraktari, futbollist i Malishevës, kanë zgjedhur të përfaqësojnë Shqipërinë.

Ndeshja ndaj Ukrainës është pjesë e programit të përgatitjeve të Kombëtares U-21 për Kampionatin Europian U-21 2027. Shqipëria U-21 do të jetë pjesë e turneut final si një nga vendet organizatore.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme