Shtatzënia shkakton ndryshime dramatike në tru

Kuriozitete | 4 vite më parë

Sipas një studimi të ri, shtatzënia çon në ndryshime dramatike dhe të habitshme në tru, duke përfshirë ndryshime në lëndën gri dhe rajone të përfshira në vetëperceptimin.

Gjetjet sugjerojnë se këto ndryshime neurologjike mund të nxisin lidhjen midis nënës dhe foshnjës dhe mund të luajnë një rol në ndryshimin e identitetit që shumë gra ndiejnë kur bëhen nëna të reja.

“Këto të dhëna ofrojnë njohuri kryesore për ndikimin e të bërit nënë në trurin e njeriut dhe tregojnë ndryshime të theksuara në strukturën dhe funksionin e trurit gjatë shtatzënisë” thonë autorët e studimit nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Amsterdamit.

Këto ndryshime mund të japin avantazhe adaptive për sjelljen dhe lidhjen e re nënë-fëmijë.

Studimi tregoi një reduktim të sasisë së lëndës gri në trurin e grave shtatzënë dhe se këto reduktime zgjatën deri në dy vjet pasi lindjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme