Shtyhet gjyqi ndaj Donald Trump, ish-presidenti po fiton kohë për zgjedhjet presidenciale

Botë | 3 vite më parë

Procesi gjyqësor ndaj Donald Trump i cili akuzohet për trazirat në Capitol Hill pas zgjedhjeve të 4 viteve më parë, është shtyrë për një datë të mëvonshme.

Sipas urdhrit të gjykatësit federal, gjykata do të vendosë një datë të re se kur do të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Shtyrja e procesit gjyqësor shihet si një fitore për ish-presidentin, i cili ka punuar vazhdimisht për të shtyrë gjyqin deri pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Data fillimisht u caktua për në 4 mars, por çështja u ndërpre pasi avokatët e Trump apeluan një vendim të gjykatësit federal që parashikonte argumentet mbi imunitetin në këtë rast.

Gjykata e apelit ende nuk ka nxjerrë një vendim për çështjen e imunitetit.

Chutkan kishte vendosur tashmë afate të tjera kryesore në çështjen në pritje, ndërsa Gjykata e Apelit e Qarkut DC shqyrton nëse Trump është imun dhe mund të gjykohet. Rasti ka të ngjarë të apelohet më tej në Gjykatën Supreme pasi gjykata e apelit të nxjerrë vendimin e saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme