Shumë të kërkuara, Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës sistemet moderne të mbrojtjes ajrore

Në Gjermani, zyrtarët thanë se po planifikojnë t’i dërgojnë Ukrainës sisteme të reja të mbrojtjes ajrore, të njohur si IRIS-T SLM. Ato përdoren për të “mbrojtur popullatën, ndërtesat e rëndësishme, objektet, si dhe trupat tokësore kundër sulmeve nga ajri”, sipas Diehl BGT Defence, prodhuesi i tyre.
Ky është pikërisht lloji i sistemit që Ukraina po kërkon që nga fillimi i konfliktit me Rusinë. Sistemi përdor navigimin GPS dhe INS dhe merr të dhëna të shpeshta të pozicionit të objektivit nga stacioni i tij bazë, duke e drejtuar atë drejt kërcënimit.
Ai gjithashtu ka një kërkues infra të kuqe si një veçori shtesë dhe është efektiv kundër helikopterëve, avionëve, raketave të lundrimit, armëve ajër-tokë dhe armëve kundër anijeve. E rëndësishme për gjithë këtë është se sa do të jepen dhe kur.
E gjitha është pjesë e modernizimit perëndimor gradual të forcave të armatosura të Ukrainës, pas pushtimit të Rusisë në shkurt. Aktualisht, Ukraina ka sisteme sipërfaqe-ajër (SAM) të epokës sovjetike, të cilat përfshijnë S-300 për rreze të gjatë dhe Buk-M1 SAM për rreze më të shkurtër.
Sistemi gjerman do të ishte një përmirësim i rëndësishëm. Shtetet e Bashkuara kanë ofruar sasinë më të madhe të armatimit deri më tani – në total me më shumë se 17 miliardë dollarë, ndërsa Britania e Madhe ka furnizuar vendin me sistemin e raketave anti-ajrore Starstreak,si dhe sisteme të tjera, si pjesë e një pakete ndihme me vlerë 2.3 miliardë stërlina. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



