Simeone: Admiroj Mourinho-n, përpara derbit kam qenë në koncertin e… Shakira-s!

Spanjë | 30 minuta më parë

Diego Pablo Simeone ishte sot përballë gazetarëve për të prezantuar derbin e madh të Madridit. Sipas tij ky takim vinte pas një jave magjike të kryeqytetit spanjoll. “Shkova në garat e Formulës 1 më pas mora pjesë në një koncert të Shakira-s dhe tani kemi derbin. Ka qenë një javë e madhe”, tha tekniku i Atletico-s.

I pyetur rreth homologut të tij te Real-i, “Cholo” u përgjigj: “Kam shumë respekt për Mourinho-n, ai e di fare mirë këtë dhe shpresoj që nesër të përballemi ashtu si kemi bërë gjithmonë duke dhënë maksimumin”.

I pyetur për karakteristikat e dy skuadrave, Simeone tha: “Tranzicioni i Real-it është më vertikal se ai i ekipit tonë dhe është më i shpejtë. Ne duhet që të bëjmë maksimumin që ata që mos jenë komod me lojën e tyre. Duhet që të ngadalsojmë tranzicioinin e atyre”. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme