Sinjal pozitiv për ekonominë shqiptare, Malaj: Moody’s sheh Shqipërinë në drejtimin e duhur

Aktualitet | 3 orë më parë

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s ka përmirësuar perspektivën për Shqipërinë, duke e kaluar atë nga “e qëndrueshme” në “pozitive”.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili e cilësoi këtë zhvillim si një sinjal pozitiv për ekonominë shqiptare.

Sipas ministrit, ndryshimi i perspektivës tregon se një prej agjencive kryesore ndërkombëtare të vlerësimit sheh zhvillime pozitive në ekonominë shqiptare.

Sot dua të ndaj me ju një lajm të mirë për ekonominë shqiptare. Agjencia e Vlerësimit Moody’s ka përmirësuar perspektivën e Shqipërisë nga e qëndrueshme në perspektivë pozitive. Me fjalë më të thjeshta, një nga agjencitë më të rëndësishme ndërkombëtare po thotë se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur. Dhe kjo nuk vjen rastësisht.  Prej më shumë se tre vitesh, Shqipëria po regjistron një rritje ekonomike të qëndrueshme, rritje të të ardhurave dhe ulje të borxhit publik”, u shpreh ministri.

 


/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme