Sinodi i Peshkopëve mblidhet në Romë, gratë përgatiten të votojnë për herë të parë

Botë | 3 vite më parë

Sinodi i Peshkopëve do të mblidhet këtë të mërkurë në Romë ndërsa gratë përgatiten të votojnë për herë të parë.

Takimi tre-javor i mbyllur vjen pasi Papa Françesku ra dakord për ndryshime në “hapa të jashtëzakonshme” për të çuar përpara kishën katolike.

Gratë do të lejohen të votojnë për herë të parë në një takim të peshkopëve që po zhvillohet sot, pasi Vatikani kërkon të trajtojë disa nga çështjet më të mprehta të kishës në një axhendë që ka tronditur shumë konservatorë.

Në një lëvizje të paprecedentë, Papa Françesku miratoi ndryshimet në normat që drejtojnë Sinodin e Ipeshkvijve në prill, duke i hapur rrugën grave që të mbajnë 54 nga 365 votat, ndërsa kisha përshkruan rrugën e saj për të ardhmen.

Dy prej temave të cilat pritet të jenë kryefjalë e takimit, do të jetë martesa e priftërinjve dhe bekimet ndaj çifteve të të njëjtit seks.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme